Lidhje

UNICEF i alarmuar për fëmijët e Sudanit të Jugut


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF paralajmëroi se qindra mijëra fëmijë nga Sudani i Jugut janë në rrezik serioz nga sëmundjet dhe vdekja.

Në prag të një konference për grumbullim fondesh në Norvegji, UNICEF tha dje se 80% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç në tre shtetet e prekura më rëndë nga konflikti, Jonglei, Upper Nile dhe Unity, janë në rrezik të rëndë. Organizata tha se afro 50 mijë fëmijë në të gjithë vendin mund të vdesin nga kequshqyerja dhe afro 740 mijë janë në rrezik nga mungesat ushqimore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon ka thënë se brenda këtij viti, 12 milionë banorët e Sudanit të Jugut do të jenë të prekur nga konflikti, të ballafaquar me urinë ose të vdekur. Të paktën gjysma e tyre janë fëmijë.
XS
SM
MD
LG