Lidhje

Uragani Joaquin sjell përmbytje në Bahama


Qendra e uraganëve e Shteteve të Bashkuara thotë se uragani Joaquin ka shkaktuar përmbytje në rajonet e populluara të ishujve Bahamas. Meteorologët thonë se stuhia mund të fuqizohet në një kategori më të lartë.

Deri tani erërat e uraganit e kanë patur shpjetësinë 215 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se stuhia pritet të shpejtohet dhe të drejtohet nga veriu, drejt Shteteve të Bashkuara, në dy-tre ditët e ardhshme, ndoshta duke prekur disa qytete në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Washingtonin, Baltimorën dhe Filadelfian.

Deri tani, nuk ka patur njoftime për viktima.

XS
SM
MD
LG