Lidhje

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit


Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e shpenzimeve buxhetore, me vlerën e 1.3 trilionë dollarëve. Projektligji i miratuar me 256 vota pro dhe 167 kundër, duhet miratuar nga Senati deri të premten në mesnatë, me qëllim që të mos ndodhë mbyllja e qeverisë.

Në se miratohet nga Senati, ky ligji masiv do ta financonte qeverinë amerikane deri në fund të shtatorit dhe do të përmbushte zotimin e President Donald Trump për fuqizimin e ushtrisë amerikane dhe kufizimin e fondeve që lidhen me imigracionin.

Ligji që ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, do të shtonte së tepërmi buxhetin për ushtrinë, përfshirë një rritje pagash prej 2.4 për qind për personelin ushtarak.

"Kjo është ndoshta fitorja më e madhe jona, në të mirë të ushtarëve, pjesëtarëve të trupave tona detare e ajrore, marinsave dhe veteranëve tanë”- tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, në një intervistë për televizionin Fox News.

Në projektligjin e ri të buxhetit, po ashtu përfshihen 1,6 miliardë dollarë për barrierat fizike dhe murin 150 kilometërsh në kufirin mes SHBA dhe Meksikës, një shumë e vogël krahasuar me 25 miliardë dollarët që Trump pati kërkuar, ndërsa gjatë fushatës elektorale pati premtuar se Meksika do të paguante për koston e murit.

Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se në projektligjin e buxhetit pati plot kompromise dhe se partia e tij “ndjehet shumë mirë për këtë.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG