Lidhje

SHBA, Kanada, Kinë dhe rasti Meng Wanzhou


Autoritetet kineze njoftuan ndalimin e një shtetaseje kanadeze e cila sipas tyre po kryen një "dënim administrativ" për arsye se ka punuar në mënyrë të paligjshme.

Në një konferencë për shtyp të enjten, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Hua Chunying e identifikoi gruan si Sarah McIver. Ajo nuk dha detaje lidhur me dënimin. Sipas shtypit kanadez zonja McIverin është me profesion mësuese.

Së bashku me zonjën McIver, autoritetet kineze mbajnë të ndaluar edhe ish-diplomatin Michael Kovrig si dhe këshilltarin për biznesin Michael Spavor.

Gjatë një konference shtypi të mërkurën kryeministri kanadez Justin Trudeau u pyet se pse qeveria e tij duket se nuk po bën sa duhet për lirimin e shtetasve kanadezë.

“Politizimi apo fryrja e nivelit të ligjëratave publike mbi këtë çështje mund të jetë e kënaqshme për një kohë të shkurtër, por nuk do të kontribuonte në rezultatin që duam të gjithë ne, ajo që shtetasit kanadezë të jenë të sigurt"- tha ia.

Zoti Trudeau tha se nuk beson se ndalimi i mësueses kanadeze ka lidhje me rastet e tjera, duke e quajtur atë "një rast shumë të veçantë".

Michael Kovrig dhe Michael Spavor u ndaluan pak pasi policia kanadeze arrestoi një nga drejtueset e kompanisë kineze të telekomit Meng Wanzhou, bazuar në një urdhër-arresti lëshuar nga autoritetet amerikane më 1 dhjetor.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë atë për veprimtari në kundërshtim me sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit.

Zonja Meng ndodhet në liri me kusht në Vankuver në pritje të një seance dëgjimore për ekstradimin e saj në Shtetet e Bashkuara.

Kina ka paralajmëruar Kanadanë për "pasoja të rënda" nëse nuk vendos për lirimin e Meng Wanzhou-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG