Lidhje

SHBA, Kina, pritet të zhvillojnë negociata për tregtinë


Një delegacion kinez pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, më vonë gjatë këtij muaji, për të rifilluar negociatat ndërsa është intensifikuar lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi se zëvendësministri Wang Shouwen do të takohet me David Malpass, ndihmës sekretarin amerikan të Thesarin për Çështjet Ndërkombëtare.

Ministria publikoi një deklaratë ku thuhej se Pekini e mirëpret dialogun, por "nuk do të pranojë asnjë masë kufizuese të njëanshme tregtare".

Që prej 6 korrikut, Kina dhe Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur njëra-tjetrës tarifa reciproke. Uashingtoni ka vendosur tarifa prej 25 për qind ndaj më shumë se 800 produkteve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Pekini u hakmorr me tarifa në të njëjtën vlerë ndaj 545 prodhimeve amerikane.

Të dyja palët pritet të vendosin një raund tarifash shtesë me vlerë 16 miliardë dollarë, duke filluar më 23 gusht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG