Lidhje

Kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-Kubë


Një tjetër kapitull i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA- Kubë u hap të dielën kur anija e parë komerciale me pasagjerë nisi udhëtimin nga Shtetet e Bashkuara drejt Kubës, pas më shumë se 50 vjetësh. Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar. Në mars Presidenti Obama bëri një vizitë zyrtare në Kubë ku u takua me Presidentin e këtij vend Raul Castro. Por disa kufizime mbi udhëtimet dhe tregtinë ende nuk janë hequr.

Anija Adonia e linjës amerikane Carnival Cruise dhe 700 pasagjerët e saj u nisën nga porti i Majamit për një ndalesë të planifikuar për sot në Havana.

Adonia do të bëjë udhëtime në Havanë dy herë në muaj.

Udhëtimi për pak u anulua, pasi autoritetet kubane fillimisht u ndaluan anëtarëve të diasporës kubane kthimin në vendlindjen e tyre, nga frika se ata do të përpiqeshin të nxisnin trazira politike.

Roberto Buznego, pasagjer kubano-amerikan:

"Kanë kaluar 50 vite, u largova kur isha pesë vjeç. Unë e njoh pak Kubën, kam parë gjëra në televizion, por kurrë nuk kam qenë atje, kështu që kjo është një mundësi e mirë për mua".

Çështja u zgjidh gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amërikanë dhe atyre kubanë.

Shërbim i rregullt ajror mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës pritet të rifillojë më vonë këtë vit.

XS
SM
MD
LG