Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare mund të nisë në fillim të janarit deportimin e familjeve që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.
Sipas një njoftimi të gazetës Washington Post SHBA janë duke përgatitur një seri kontrollesh që kanë në shënjestër familjet të cilat kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme që nga fillimi i vitit të kaluar.
Gazeta thotë se kjo do të ishte përpjekja e parë në shkallë të gjerë për deportimin e më shumë se 100.000 familjeve që kanë hyrë në vend nga kufiri jugor. Shumë nga këto familje kanë ardhur për t’iu shmangur dhunës në Amerikën Qendrore.
Njoftimi thotë se shkalla e vrasjeve në El Salvador ka arritur nivelin më të lartë në një gjeneratë dhe thatësira e madhe po ndikon që njerëzit të largohen.