Lidhje

Sulmi amerikan me avion pa pilot vret gabimisht 15 afganë


Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit kanë konfirmuar se sulmi ajror amerikan të premten në provincën jugore Helmandit vrau gabimisht të paktën 15 forca qeveritare.

Incidenti ndodhi në qarkun e Gereshkut ku po zhvilloheshin luftime të ashpra mes forcave afgane dhe kryengritësve talebanë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit Dawlat Waziri thotë se gjatë përleshjeve një post i sigurisë u godit me raketat e hedhura nga një aeroplan amerikan pa-pilot të premten, pasdite vonë. Ai i tha Zërit të Amerikës të shtunën se sulmi la të paktën 15 të vdekur dhe një të plagosur.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë konfirmuan se forca vendore që luftonin në aleancë me trupa afgane të qeverisë, u vranë. Zyrtarët lëshuan një deklaratë, ku premtohet një hetim për përcaktimin e rrethanave që çuan në këtë incident.

Përleshjet në Gereshk shpërthyen të enjten, kur talebanët organizuan një sulm të madh të koordinuar, për të marr[ kontrollin e rajonit të rëndësishëm.

Sulmi filloi me tre bomba vetëvrasëse në automjete të veçanta të mbushura me eksploziv, që goditën postet e sigurisë dhe u mundësuan kryengritësve që të kapërcenin disa prej tyre.

Duke folur për kanalin televiziv lokal TOLO, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Waziri tha se posti i sigurisë i goditur nga avioni ishte marë nga talebanët dhe koordinatat u ndanë me ushtrinë amerikane, në mënyrë që të mund të bombardonte instalimin dhe të dëboheshin kryengritësit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG