Lidhje

SHBA: Rritet ekonomia në muajt e parë të vitit


Ekonomia amerikane pati rritje në muajt e parë të këtij viti, por me ritme paksa më të ulëta se sa mendohej. Qeveria njoftoi se ekonomia më e madhe e botës u rrit 2,4 përqind në periudhën janar-mars, ose 0.1 përqind më pak se sa ishte parashikuar një muaj më parë.

Megjithatë, raporti i fundit ekonomik i qeverisë tregon se konsumatorët amerikanë nuk e përfillën rritjen e taksave prej 2 përqind që filloi në muajin janar, para që do të përdoren për fondet e pensioneve.

Shpenzimet e konsumatorëve zenë rreth 70 përqind të ekonomisë amerikane dhe qeveria tha se ato u rritën 3.4 përqind në tremujorin e parë, ritmi më i lartë ky në dy vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG