Lidhje

SHBA: Ekonomia u rrit më ngadalë se pritej


Ekonomia amerikane u rrit më ngadalë nga ç’ishte parashikuar gjatë muajve të fundit të vitit 2013.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thotë se ekonomia më e madhe e botës u rrit me një përqindje vjetore 2.4 për qind në tetor, nëntor dhe dhjetor.

Kjo shifër ishte 0.8 për qind më e ngadaltë sesa parashikimi paraprak i një muaji më parë. Zyrtarët e financave shpesh i rishikojnë shifrat për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur marrin të dhëna më të plota.

Ekspertët e qeverisë thonë se shifrat e fundit tregojnë se shitjet e mallrave të konsumit kanë qenë zhgënjyese dhe tregëtia jo aq e favorshme sa ç’ishte menduar.

Kryetarja e Rezervës Federale Janet Yellen tha dje se moti i keq i dimrit kishte ngadalësuar disa sektorë të ekonomisë kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG