Lidhje

SHBA: Zbulohet rasti më i madh i mashtrimit të të moshuarve


Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten atë që e cilësoi si rasti më i madh i mashtrimit në historinë e Shteteve të Bashkuara që përfshin amerikanët e moshuar, duke ngritur akuza ndaj më shumë se 200 personave. Për dhjetra të tjerë janë ngritur padi civile.

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha në një konferencë shtypi në Uashington se të pandehurit, përfshirë shumë shtetas të huaj, akuzohen se kanë mashtruar 1 milion amerikanë të moshuar duke u marrë më shumë se 1 miliardë dollarë.

"Ky është një krim i neveritshëm", tha zoti Session. "Ata janë lloji i njerëzve ndaj të cilëve duhet të jemi të efektshëm, duke i vendosur nën shënjestër", tha ai.

Sipas departamentit të Drejtësisë çdo vit, miliona amerikanëve të moshuar u vidhen ose u merren nëpërmjet mashtrimit rreth 3 miliardë dollarë.

"Ky është një problem serioz dhe në rritje" tha zëvendës drejtori i FBI-së David Bowdich.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG