Lidhje

Një i plagosur nga shpërthimi para ambasadës amerikane në Pekin


Një burrë u plagos të enjten kur një bombë artizanale që mbante me vete, shpërtheu afër ambasadës amerikane në Pekin.

Policia e Pekinit e identifikoi atë si një 26 vjeçar nga rajoni Inner. Ai u plagos në dorë nga mjeti që policia tha se ishte prodhuar nga fishekzjarrët.

Incidenti ndodhi afër zonës ku njerëzit që kërkojnë viza, presin për të hyrë në ambasadë për t'u intervistuar.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale pas shpërthimit, shfaqën një re të madhe tymi në kompleksin diplomatik në kryeqytetin kinez. Ambasada ndodhet në një pjesë të Pekinit që është shtëpi e ambasadave të shumta, përfshirë ato të Indisë dhe Izraelit.

Gazeta shtetërore, Global Times, më herët të enjten tha se policia kishte arrestuar një grua pranë ambasadës amerikane, e cila kishte lagur veten me benzinë në një përpjekje të dyshuar për vetëflijim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG