Lidhje

​​SHBA i japin fund një traktati të vitit 1955 të miqësisë me Iranin


Shtetet e Bashkuara janë duke u larguar nga një traktat i vitit 1955 me Iranin në përgjigje të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkoi Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet ndaj Teheranit për mallra të tilla si ilaçet, ushqimet dhe pjesët e aeroplanëve. Traktati i Miqësisë krijoi marrëdhënie ekonomike dhe të drejta konsullore midis dy vendeve. Tërheqja shënon treguesin më të fundit të tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Teheranit.

US Terminates 1955 Treaty With Iran After ICJ Ruling
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

"Mosmarrëveshja jonë është me ajatollahët që e kanë shndërruar Iranin nga një shtet që gëzonte respekt në bashkësinë ndërkombëtare, në një shtet të papërgjegjshëm; mosmarrëveshja jonë nuk ka qenë kurrë me popullin e Iranit", u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.

"Politika jonë nuk është ndryshim i regjimit, por ne presim ndryshime thelbësore në sjelljen e tyre", shtoi zoti Bolton, duke shpjeguar se administrata e Presidentit Donald Trump, pas ri-vendosjes së sanksioneve mbi Teheranin, gjithashtu do të "bëjë çdo gjë tjetër që është e nevojshme për të ushtruar presionin maksimal për ta detyruar këtë vend të heqë dorë nga sjelljet e tij të keqdashëse në të gjitha aspektet”.

Irani u ankua në gjykatën e OKB-së se vendimi i Uashingtonit për rivendosjen e sanksioneve, të cilat ishin hequr pas marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015, përbëjnë shkelje të traktatit të vitit 1955.

Judges enter the International Court of Justice, or World Court, in The Hague, Netherlands, Wednesday, Oct. 3, 2018, where they ruled on an Iranian request to order Washington to suspend U.S. sanctions against Tehran.
Judges enter the International Court of Justice, or World Court, in The Hague, Netherlands, Wednesday, Oct. 3, 2018, where they ruled on an Iranian request to order Washington to suspend U.S. sanctions against Tehran.

Në vendimin e saj të së mërkurës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vinte në dukje se sanksionet e SHBA-së mund të rrezikojnë sigurinë e aviacionit civil në Iran dhe kufizimet që prekin artikuj ushqimorë, pajisjet mjekësore dhe mjekësinë, mund të kenë ndikime të dëmshme në shëndetin dhe jetën e iranianëve.

Vendimi i Gjykatës u kërkon Shteteve të Bashkuara "të heqin, përmes çdo lloj forme që dëshirojnë, të gjitha pengesat" që ndikojnë në importin e lirë të produkteve për këta sektorë. Më tej, u bëhet thirrje të dy vendeve që "të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë ose zgjasë mosmarrëveshjen përpara gjykatës ose ta bëjë atë më të vështirë për t'u zgjidhur".

Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme, por gjykata nuk ka mjete për t'i zbatuar ato. Ministri i Jashtëm i Iranit, përmes një postimi në Tweeter, e përshëndeti vendimin e gjykatës duke e quajtur "fitore për sundimin e ligjit" mdaj një "regjimi të jashtëligjshëm".

Zoti Bolton e sheh ndryshe, duke u thënë gazetarëve se vendimi i gjykatës është "një humbje për Iranin" pasi "ai refuzoi me të drejtë pothuajse të gjitha kërkesat e Iranit, por ne jemi të zhgënjyer që Gjykata nuk arriti të njohë se nuk ka juridiksion të nxjerrë ndonjë urdhër në lidhje me sanksionet që Shtetet e Bashkuara vendosin për të mbrojtur sigurinë e vet jetike në bazë të traktatit".

Në Departamentin e Shtetit, para fjalimit të zotit Boltonit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve se "Irani po abuzon me GJND-në për qëllime politike dhe propaganduese".

Secretary of State Mike Pompeo briefs reporters at the State Department in Washington, Oct. 3, 2018.
Secretary of State Mike Pompeo briefs reporters at the State Department in Washington, Oct. 3, 2018.

Sekretari Pompeo shtoi se "duke pasur parasysh historinë e terrorizmit të Iranit, aktivitetin e raketave balistike dhe sjelljet e tjera keqdashëse, pretendimet e Iranit nën traktatin janë absurde".

Rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit erdhi pasi presidenti Donald Trump në maj deklaroi se Teherani nuk ishte në përputhje me marrëveshjen shumë-kombëshe të vitit 2015 që solli lehtësimin e sanksione në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Agjencia e energjisë atomike e OKB-së, e cila është përgjegjëse për monitorimin e marrëveshjes, ka raportuar se Irani është në përputhje me Planin e Përbashkët të Marrëveshjes, “P5 + 1”, të nënshkruar midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermaninë. Irani nuk po i çmonton programet e tij bërthamore dhe raportet tregojnë se në fakt Irani po i shton ato, sipas zotit Bolton.

Duke iu përgjigjur një pretendimi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Irani ka një "depo të fshehtë atomike" dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike duhet ta inspektojë vendin, kreu i agjencisë, Yukio Amano, u përgjigj: "Agjencia dërgon inspektorë kur është e nevojshme. Agjencia përdor të gjitha masat mbrojtëse për informacionin në dispozicion të saj, por nuk pranon asnjë informacion pa e verifikuar atë."

FILE - The flag of the International Atomic Energy Agency (IAEA) flies in front of the Vienna headquarters at the Vienna International Center, March 27, 2009.
FILE - The flag of the International Atomic Energy Agency (IAEA) flies in front of the Vienna headquarters at the Vienna International Center, March 27, 2009.

I pyetur nga Zëri i Amerikës në lidhje me kërkesën izraelite dhe përgjigjen e agjencisë së OKB-së, zoti Bolton i quajti "shumë mbresëlënëse" provat e marra nga Izraeli. "Ne kemi qenë shumë mbështetës për përpjekjet izraelite dhe mbështetëse të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike duke ndërmarrë hapa të rinj për ta ndjekur çështjen”, tha zoti Bolton. Agjencia atomike e OKB-së në mënyrë të përsëritur ka treguar se Irani mbetet në përputhje me marrëveshjen bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG