Lidhje

SHBA, bisedime me europianët për marrëveshjen me Iranin


Shtetet e Bashkuara thonë se këto ditë kanë patur bisedime konstruktive me partnerët europianë lidhur me disa ndryshime në marrëveshjen bërthamore me Iranin, por janë duke bërë plane në rast se bisedimet dështojnë dhe Presidenti Donald Trump vendos të tërhiqet nga marrëveshja historike e vitit 2015.

Kryenegociatori amerikan në bisedime, Brian Hook, i tha gazetarëve se nuk mund të parashikojë në se bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për arritjen e një marrëveshjeje shtesë, e cila do të merrte parasysh ato që zoti Trump i konsideron si mangësi të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund të arrihet brenda afatit të muajit maj.

12 maji është dita kur administrata Trump mendohet se do të marrë një vendim, në se ka për ta shtyrë më tej periudhën e lehtësimit të sanksioneve për Teheranin, siç u arrit në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Përfaqësues të Iranit janë ankuar se kërcënimet amerikane për t’u larguar nga marrëveshja po i largojnë investitorët dhe janë duke e dëmtuar ekonominë iraniane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG