Lidhje

SHBA, kushtet e fëmijëve në qendrat për imigrantët


Një gjykatëse federale në Kaliforni thotë se do të caktojë një vëzhgues të pavarur, që të monitojojë kushtet e jetesës së fëmijëve imigrantë në qendrat kufitare në Teksas, pas njoftimeve për kushte jo të mira.

Gjykatësja Dolly Gee e Los Anxhelosit tha se duket që ka probleme të vazhdueshme me kujdesin ndaj fëmijëve në qendrat e Rio Grandes në Texas.

Gjykatësja tha se ka një mospërputhje mes deklaratave të vëzhguesve qeveritarë dhe atyre të prindërve lidhur me kujdesin e ndaj fëmijëve, prandaj është i nevojshëm një “gjykim objektiv lidhur me gjendjen”.

Fëmijët imigrantë dhe prindërit e tyre janë ankuar për kushtet në qendrat ku mbahen fëmijët, në pritje të bashkimit me prindërit e tyre imigrantë.

Zyrtarët amerikanë thanë të premten se të gjithë fëmijët janë bashkuar me prindërit e tyre, kur ka qenë e mundur ligjërisht, por për disa të tjerë bashkimi ka qenë i pamundur, ngaqë disa nga prindërit janë liruar nga qendrat ku ata mbaheshin dhe janë kthyer në shëpitë e tyre, pasi kanë refuzuar t’i marrin me vete fëmijët. Në disa raste, juristët qeveritarë kanë thënë se ka patur prindër me precedent kriminal dhe për të arsye, ata nuk janë gjykuar të përshatshëm për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG