Lidhje

SHBA kërkojnë largimin e përkohshëm të personelit diplomatik në Irak


Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë urdhër për zhvendosje të përkohëshme të personelit diplomatik në Irak, si rezultat i shtimit të kërcënimeve ndaj objekteve diplomatike nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që njihet si Forca Quds, si dhe grupeve të armatosura në Irak, aleate të tyre.

Përmes një deklerate për median zoti Pompeoi shkruan se, “Duke patur parasysh kërcënimet në rritje dhe ato specifike dhe nxitjen për të sulmuar personelin dhe objektet tona në Irak, kam urdhëruar një zhvendosje të përkohëshme të personelit diplomatik”.

Kryediplomati amerikan e paralajmëroi Iranin kundër çdo sulmi ndaj objekteve amerikane në rajon.

“E kam këshilluar qeverinë e Iranit, se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë atë vend drejtpërdrejt përgjegjës për çdo dëm ndaj amerikanëve, apo objekteve diplomatike amerikane në Irak apo gjetkë, pavarësisht nëse kryhet direkt nga forcat iraniane, apo në bashkëpunim me grupe të tjera të armatosura.”

Paralajmërimi i Sekretarit Pompeo vjen pas një seance dëgjimore në Kongresin amerikan mbi influencën iraniane në rritje brenda Irakut.

Disa ekspertë amerikanë dhe disa ligjvënës kanë shprehur shqetësim se, ndërsa Iraku po përpiqet për të krijuar një kabinet qeverisës pas zgjedhjeve të përgjishme të majit, Irani dhe milicia besnike e sektit shiit në Irak, jo vetëm që do të ketë ndikim tek qeveria e re, por gjithashtu do të ketë qasje në pajisjet ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Irakut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG