Lidhje

SHBA dhe Irani përfundojnë bisedimet


Zyrtarët nga të dyja palët thanë se në bisedime u shënua përparim

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm Iranian Mohammad Javad Zarif përfunduan sot në Zvicër tre ditë bisedime për çështjen bërthamore. Zyrtarët nga të dyja palët thanë në bisedime u shënua përparim.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i cilësoi diskutimet si “intensive” duke shtuar se në to u realizua një farë përparimi, por mbeten ende disa vështirësi për arritjen e projektmarrëveshjes para skadimit të afatit në fund të muajit.

Fuqitë botërore po përpiqem të arrijnë një marrëveshje për kufizimin e niveleve të pasurimit të uraniumit nga Irani dhe për të mos e lejuar Teheranin të ndërtojë armë bërthamore.

Media iraniane citon Presidentin Hassan Rouhani të ketë thënë sot se, ndërsa do të binte dakord për më tepër transparencë, Teherani nuk do të pranonte t’i jepte fund programit bërthamor.

Irani kërkon që në kuadrin e marrëveshjes, të hiqen sanksionet ndaj tij. Sekretari Kerry shkon sot në Arabinë Saudite për të diskutuar mes tjerash për ndikimin e mundshëm të një marrëveshjeje bërthamore me Iranin me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit.

XS
SM
MD
LG