Lidhje

Identifikohet ushtari amerikan që u vra në Irak


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak ka identifikuar një anëtar të forcave speciale amerikane që u vra nga grupi Shteti Islamik, gjatë një misioni shpëtimi në Irakun verior.

Një zëdhënës i koalicionit e identifikoi atë sot si rreshter i parë, Joshua Wheeler. Ai ishte i pari anëtar i forcave ushtarake amerikane që vritet në luftim në fushatën njëvjeçare kundër ekstremistëve të Shtetit Islmik.

Wheeler u plagos për vdekje gjatë një operacioni të përbashkët shpëtimi të forcave amerikane dhe luftëtarëve kurdë të Irakut që ndërmorrën një aksion ndaj një kompleksi të Shtetit Islamik në Hawijah, në perëndim të Kirkukut. Forcat speciale amerikane dhe irakiane liruan rreth 70 pengje, përfshirë të paktën 22 anëtarë të forcave irakiane të sigurisë, që Sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se do të ekzekutoheshin së shpejti.

Pavarësisht nga vdekja e rreshterit Wheeler, Pentagoni ka mohuar se forcat amerikane janë në një mision aktiv luftarak në Irak.

XS
SM
MD
LG