Lidhje

Shtetet e Bashkuara me konferencë donatorësh për Irakun


Shtetet e Bashkuara do të jenë mikpritëse të një konference donatorësh muajin e ardhshëm, me synimin për të siguruar qindra miliona dollarë për të ndihmuar irakianët që t'i kthehen jetës normale.

Departamenti amerikan i shtetit tha të mërkurën se ngjarjet në Falluxha, ku forcat irakiane po përparojnë në rimarrjen e qytetit nga grupi Shteti Islamik, janë një përkujtues i tagrit që po i paguajnë luftës civilët e pambrojtur.

Shtetet e Bashkuara do të organizojnë konferencën së bashku me Kanadanë, Gjermaninë e Japoninë më 20 korrik. Washingtoni tha se do të bëjë "një zotim thelbësor" në konferencë dhe u ka bërë thirrjeve vendeve tjera që t'i bashkohen atij.

Departamenti i shtetit tha se Kombet e Bashkuara janë detyruar të mbyllin një duzinë programesh në Irak për shkak të mungesës së fondeve.

Me gjithë shkurtimet, Kombet e Bashkuara u kanë ndihmuar irakianëve që të rikthejnë furnizimet me energji elektrike, ujë, shërbimet shëndetësore, të rihapin shkollat dhe bizneset në disa qytete të dërmuara nga grupi Shteti Islamik.

Programet e Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur edhe rikthimin në shtëpi të më shumë se 725 mijë irakianëve.

XS
SM
MD
LG