Lidhje

Pagesat e papunësisë për imigrantët në BE


Një gjykatë e Bashkimit Evropian thotë se vendet e grupit mund t’i refuzojnë përfitimet e papunësisë për imigrantët, të cilët shkojnë vetëm për të marrë përfitimet dhe nuk bëjnë përpjekje për të gjetur punë në vendet evropiane.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë mori vendimin që vendet e BE-së “mund të shmangin përfitimet sociale gjatë turizmit, pa shkelur të drejtën e lëvizjes së lirë të qyterarëve.”

Vendimi i Gjykatës mbajti në fuqi një vendim të zyrtarëve të programit gjerman të ndihmës sociale, që i mohuan përfitimet e papunësisë një imigranteje rumune. Gruaja rumune, e cila shkoi në Gjermani në vitin 2010, hodhi në gjyq një qendër punësimi, e cila kishte refuzuar t’i jepte asaj dhe djalit të saj në moshë të vogël, përfitimet që u jepen kryesisht të papunëve për një kohë të gjatë dhe fëmijëve të tyre.

XS
SM
MD
LG