Lidhje

SHBA: Forcohet tregu i punës


Raporti pozitiv që doli sot, sinjalizon se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, mund të jetë duke filluar një përmirësim më të shpejtë

Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara u forcua muajin e kaluar, duke shtuar 236 mijë vende pune, ndërsa papunësia ra në 7.7 për qind, niveli më i ulët në katër vjet.

Raporti pozitiv që doli sot, sinjalizon se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, mund të jetë duke filluar një përmirësim më të shpejtë.

Vendet e punës të muajit të kaluar, erdhën pas hapjes së 195 vendeve të punës në secilin nga tre muajt e mëparshëm.

Ekonomistët kishin parashikuar se papunësia do të vazhdonte të mbetej në nivelin 7.9 për qind të janarit.

Përqindja e shkurtit është gjithsesi shumë më e lartë nga niveli prej 5 për qind i papunësisë që kanë pasur Shtetet e Bashkuara zakonisht. Por 7.7 për qind është shifra më e ulët që nga dhjetori 2008, në fazat e para të recesionit më të thellë në vend që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.
XS
SM
MD
LG