Lidhje

SHBA, akuza për terrorizëm ndaj një 18-vjeçari


Në Shtetet e Bashkuara janë ngritur akuza ndaj një djali 18-vjeçar, për komplot për akte terroriste ndaj ndërtesave qeveritare të shtetit të Arizonës.

FBI-ja dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Arizonës, thanë se 18-vjeçari Mahin Khan u arrestua, pas një hetimi të zhvilluar nga Forca e FBI-së për Terrorizmin. Ai dyshohet për planifikimin e sulmeve ndaj ndërtesave qeveritare në qytetet Feniks dhe Taskën të Arizonës.

Zyrtarët thanë se planet që mund të ketë bërë Khan nuk lidhen me festimet e 4 korrikut. Ata thanë se nuk ka persona të tjerë të dyshuar lidhur me këtë çështje.

Khan doli para gjykatës të shtunën, ku u njoh me akuzat për komplot për të kryer akte terroriste dhe terrorizëm. Nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me çështjen gjyqësore ndaj tij.

XS
SM
MD
LG