Lidhje

SHBA, Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut


Ofensiva diplomatike e Koresë së Veriut në lojrat olimpike duket se e ka përmirësuar imazhin e vendit tek koreano-jugorët, ndërkohë që SHBA po shfaqin shenja të reja se janë të hapura për dialog.

Të hënën, ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut tha se vizita e delegacionit olimpik të Koresë së Veriut hapi derën për bashkëpunim të mëtejshëm që mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve rreth qëndrimit kërcënues të Phenianit dhe provave të shumta bërthamore në dy vitet e fundit.

"Kjo tregon se Koreja e Veriut është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet me jugun. Besojmë gjithashtu se kjo gjë tregoi se ata mund të ndërmarrin veprime drastike të paprecedenta nëse do të jetë e nevojshme", tha zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit, Baik Tae-Hyun i cili nuk qartësoi se çfarë donte të thoshte me "veprim të pashembullt drastik". Seuli ka deklaruar se qëllimi i përpjekjeve të tij është të krijojë bisedime kundër nuklearizimit mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Por asnjëra palë nuk ka shfaqur dëshirën për ndonjë lëshim për të lehtësuar dialogun. Pheniani nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë nga programi bërthamor që ai pretendon se është i nevojshëm për të parandaluar një ndërhyrje të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa Uashingtoni ka kërkuar që qeveria e Kim Jong Un-it të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore si parakusht për bisedime.

Megjithatë të dielën, zëvendës presidenti Mike Pence, i cili udhëhoqi delegacionin olimpik amerikan në Korenë e Jugut, njoftohet se ka biseduar me presidentin Moon mbi kushtet e mundshme për bisedime me Korenë e Veriut dhe se Uashingtoni mund të jetë i hapur për bisedime të pakushtëzuara me Phenianin. Por ai theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të shtojë sanksionet dhe do të mbajë si rezervë kërcënimin e forcës ushtarake, për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut derisa ajo të bjerë dakord të heqë dorë nga programi bërthamor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG