Lidhje

Trump: Rreth 640 ushtarë amerikanë mbeten në kuadër të KFOR-it


Forcat e KFOR-it gjatë një operacioni në veriun e Kosovës
Forcat e KFOR-it gjatë një operacioni në veriun e Kosovës

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kryesuesit të përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, presidenti i njoftoi ata vendosjen e trupave amerikane gjithandej nëpër botë, përfshirë edhe Kosovën.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. Afërisht 640 pjesëtarë të Ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Në muajin mars, senatori amerikan, David Perdue, nxiti debate në Kosovë me nje deklaratë në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë, një qëndrim që u mbështet nga i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump.

Një debat i tillë ishte pjesë e trysnisë amerikane ndaj qeverisë së Kosoëvs për të hequr pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Postimi i senatorit Perdue, ngjalli reagime e shqetësime në Kosovë ku prania amerikane dhe përfshirja në proceset politike vlerësohen të pazëvendësueshme.

Komentet e Presidentit Thaçi rreth letrës së presidentit amerikan Donald Trump
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG