Lidhje

Prototipe muri për kufirin SHBA-Meksikë


Në pjesën jugore të Kalifornisë kanë filluar punimet për tetë modele të reja të mundshme për seksione të reja të murit në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Prototipet për ndërtimin e murit janë pjesë e premtimeve të fushatës së Presidentit Donald Trump.

Zyrtarë të Doganës dhe Ruajtjes së Kufirit thonë se katër prototipe do të ndërtohen me çimento dhe katër me materiale të tjera. Disa banorë tashmë janë të shqetësuar rreth protestave të mundshme që ndërtimi i murit mund të shkaktojë. Enrique Morones është aktivist the themelues i organizatës jo-fitimprurëse “Border Angels” me qendër në San Diego:

“Shumë njerëz duan të bëjnë të qartë ndjenjat e tyre në të dy anët dhe kjo është pikërisht liria e shprehjes, por jo dhuna.”

Prototipet për ndërtimin e murit janë pjesë e premtimeve të fushatës së Presidentit Donald Trump për një barrierë sigurie në kufirin me Meksikën për të ndaluar imigracionin e paligjshëm. Financimet aktuale janë vetëm për prototipet, ndërsa shtrirja e ndërtimit të murit përgjatë kufirit kërkon miratim tjetër fondesh nga Kongresi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG