Lidhje

Përvjetori i 70-të i NATO-s


NATO-ja u themelua në prill të vitit 1949, pak vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe në prag të luftës së ftohtë. Ajo bashkoi fillimisht 12 vende, të Evropës Perëndimore me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara, për t’u vetëmbrojtur nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik.

Deri në rënien e komunizmit, kjo ishte sfida kryesore e aleancës perëndimore e cila u zgjerua nëpër vite. Pas rënies së murit të Berlinit, NATO-ja u zgjerua drejt lindjes.

Fillimi i viteve 90-të vuri në sprovë aftësitë tradicionale mbrojtëse të NATO-s. Jugosllavia e atëhershme nisi të shpërbëhej dhe rajoni u përfshi nga lufta civile, spastrimi etnik dhe gjenocidi.

Në 50 vjetorin e saj NATO-ja ndërmori operacionin më të madh deri atëherë duke bombarduar forcat serbe për t’u dhënë fund mizorive të tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rreth 50 mijë trupa hynë atëbotë në Kosovë për të vendosur dhe ruajtur paqen, ndërsa edhe më tej mbi 4 mijë trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë atje.

Në 60 vjetorin e saj, NATO-ja u zgjerua me përfshirjen e Kroacisë dhe Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017, Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i saj.

Tashmë në rrugë për t’u bërë anëtare e NATO-s është edhe Maqedonia e Veriut.

Rusia, nuk i sheh me sy të mirë anëtarësimet e reja në NATO dhe ajo është tema kryesore e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Washington derisa po shënohet përvjetori i 70-të i aleancës. Ministrat pritet të miratojnë një paketë masash për të përmirësuar mbrojtjen e NATO-s në Detin e Zi.

Mes temash do të jetë edhe misioni i NATO-s në Afganistan, ku ajo është angazhuar që në vitin 2001 kur edhe u shënua rasti i parë i aktivizimit të artikullit 5 të NATO-s pas sulmeve të 11 shtatorit. Neni pesë do të thotë që sulmi ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj gjithë NATO-s.

Ministrat pritet të diskutojnë edhe planet e Turqisë për të blerë një sistem raketash kundërajrore ruse S-400, plane që kanë nxitur reagimin e rreptë të Shteteve të Bashkuara por edhe aleatëve evropianë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG