Lidhje

Përfundon pa marrëveshje takimi Trump – Kim


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundoi të enjten pa marrëveshje për shkak të mospajtimeve rreth sanksioneve amerikane.

“Ata kërkuan heqjen e tërësishme të sanksioneve dhe ne nuk mund ta bënim këtë”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Hanoi. “Ata ishin të gatshëm të kryenin çarmatimin bërthamor në shumë zona që ne kërkuam, por nuk mund të hiqnim dorë nga të gjitha sanksionet për këtë”.

Takimi përfundoi para kohës së planifikuar dhe të dyja palët shmangën një drekë të përbashkët.

Presidenti Trump i përshkroi bisedimet si “produktive” dhe shfaqi shpresën se palët do të arrijnë një marrëveshje për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut së shpejti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG