Lidhje

SHBA, takim për sigurinë bërthamore


Presidenti Obama po organizon takimin e katërt dhe të fundit për të, për sigurinë bërthamore. Takimi dy ditor, ku marrin pjesë përfaqësues nga mbi 50 vende, do të përqëndrohet në sigurinë e materialeve bërthamore, që ato të mos bien në duart e terroristëve.

Uashingtoni shprehu keqardhje që Rusia vendosi të mos marrë pjesë në takim. Sipas ekspertëve, ka disa arësye për mungesën e sigurisë së plotë, siç janë mungesa e një kuadri ndërkombëtar për vëzhgimin e materialeve bërthamore, mungesa e gatishmërisë së disa vendeve për të lejuar inspektimin e lëndëve të tyre bërthamore për synime civile dhe mungesa e një plani nga disa ushtri, se si t’i trajtojnë këto materiale.

XS
SM
MD
LG