Lidhje

Obama, Castro takim historik të shtunën në Panama


Dy udhëheqësit do të takohen gjatë samitit të Amerikave, por nuk ka plane që mes tyre të zhvillohen bisedime dypalëshe

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barack Obama dhe homologu i tij kuban Raul Castro pritet “të shihen” të shtunën, në një takim historik në Samitin e Amerikave që po mbahet në Panama.

Zëvendës këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, Ben Rhodes, i tha sot gazetarëve në qytetin e Panamasë se të dy udhëheqësit do të takoheshin gjatë samitit, por se nuk është në plan që mes tyre të zhvillohen bisedime dypalëshe.

Duke ju referuar bisedës telefonike të së mërkurës mes zotit Obama dhe zotit Kastro, zyrtari amerikan tha se të dy udhëheqësit i rishikuan përpjekjet për rivendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike amerikano-kubane, por se mes tyre ka ende mosmarrëveshje.

Zoti Rhodes tha se Presidenti Obama pranon se shoqëria civile e Kubës vazhdon të përballet me shqetësime, por beson se një politikë për ta angazhuar qeverinë kubane mund të ketë ndikim pozitiv.

Biseda telefonike mes zotit Obama dhe zotit Castro u bë e njohur të premten në mëngjes. Të dy presidentët folën në telefon para se zoti Obama të nisej nga Uashingtoni për në udhëtimin e tij në Karaibe.

XS
SM
MD
LG