Lidhje

Protesta kundër dhunës policore në SHBA


Demonstrues në gjithë Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të protestojnë kundër vrasjes së afrikano-amerikanëve të paarmatosur nga policë të bardhë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza nga juritë. Marshime u mbajtën dje në disa qytete kryesore përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin, Çikagon, Detroitin, Los Anxhelesin, Hjustonin dhe Siatëllin.

Shumë nga demonstruesit u shtrinë në sipërfaqet e dyqaneve dhe bllokuan rrugë kryesore, ndërsa thërrisnin “jeta e personave me ngjyrë ka vlerë”.

Protesta në qytetin e Brekeleyt në Kaliforninë veriore, u shoqërua me dhunë kur demonstrues me maska u përleshën me policinë, thyen xhama dritaresh dhe plaçkitën disa dyqane. Dy stacione transporti publik u mbyllën për shkak të trazirave.

Presidenti Barack Obama ka premtuar se do të angazhohet për të zgjidhur problemin e “mosbesimit” mes policisë dhe pakicave.

XS
SM
MD
LG