Lidhje

Rusia thotë se nuk ka bashkëpunim me Uashingtonin për Phenianin


Aktualisht Rusia nuk po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjen e Koresë së Veriut, thuhet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmeve, RIA.

“Deri tani nuk ka bashkëpunim. Vetëm shkëmbime periodike pikpamjesh” tha zëdhënësi Peskov duke shtuar se Presidenti Putin dhe Presidenti Trump ka mundësi të takohen gjatë forumit ekonomik në Azi javën që vjen.

Nëse takohen udhëheqësit, tha zëdhënësi Peskov ka një “probabilitet të lartë” se ata do të diskutojnë situatën në Korenë e Veriut.

Presidenti Trump dhe homologu Putin do të jenë në Filipine për të marrë pjesë në Samitin e Azisë Lindore, përveç takimit të Shoqatës së Vendeve të Juglindore të Azisë, që njihet si ASEAN.

Në prag të vizitës së zotit Trump, dy aeroplanë ushtarakë supersonik zhvilluan një manovër bombardimi mbi Gadishullin Korean për të treguar forcën kundër Koresë së Veriut. Aeroplanët bombardues B-1B u shoqëruan në manovrat e simuluara të enjten nga dy aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut, sipas një zyrtari të ushtrisë jug-koreane.

Televizioni shtetëror i vendit komunist i dënoncoi stervitjen si “manovra të papritura për sulm bërthamor” dhe tha se “imperialistët amerikanë si gangsterë” po përpiqeshin të provokonin një luftë bërthamore. Shtimi i tensioneve në Gadishullin Korean vijnë ndërsa Korea e Veriut prej disa muajsht ka kryer prova me bomba bërthamore dhe raketa që mund të kenë aftësitë të godasin Shtetet e Bashkuara dhe ka lëshuar disa raketa që fluturuar mbi Japoni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG