Lidhje

Sulme me dhjetra të vrarë në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se një “marrëveshje paraprake” është arritur me Rusinë për një armëpushim në luftën pesëvjeçare civile të Sirisë, por dhuna vazhdoi pa u ndalur në gjithë vendin, me dhjetra të vrarë në dy sulme të ndryshme për të cilat e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Sipas të dhënave të para, shpërthimi i dy bombave të njëpasnjëshme në Homs sot në mëngjes, shkaktoi vdekjen e rreth 60 vetëve para se një sërë shpërthimesh më vonë gjatë ditës në Sayeda Zeinab, në jug të Damaskut, shkaktuan vdekjen e të paktën 50 vetëve.

Shpërthimet e fundit ndodhën pasi zoti Kerry tha sot se luftimet mes ushtrisë siriane dhe grupeve opozitare mund të ndërpriteshin brenda disa orësh.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse ishte më e rezervuar lidhur me bisedën telefonike të Ministrit Sergei Lavrov me zotin Kerry.

XS
SM
MD
LG