Lidhje

Sekretari amerikan i Thesarit Geithner shkon në Pekin


Sekretari amerikan i Thesarit Geithner shkon në Pekin
Sekretari amerikan i Thesarit Geithner shkon në Pekin

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner do të shkojë nesër në Pekin për bisedime me zyrtarët kinezë.

Zoti Geithner shkon në Kinë pas një vizite dyditore në Indi. Një zëdhënës i Thesarit tha sot se zoti Geithner do të zhvillojë bisedime me zëvendëskryeministrin Wang Kishan, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike të vendit të tij.

Udhëtimi i zotit Geithner është treguesi më i fundit se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po përmirësohen pas një seri mosmarrëveshjesh gjatë muajve të fundit.

Zëvendës ministri i jashtëm kinez Cui Tiankai tha se të dyja palët kanë arritur atë që e quajti një konsensur të ri pas një telefonate në fillim të muajit mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij kinez Hu Jintao.

Zoti Hu dhe zoti Obama do të takohen gjatë samitit për sigurinë globale bërthamore në Washington javën e ardhshme.

Udhëheqësi kinez ka në plan gjithashtu të mbajë një fjalim në takimin dyditor të nivelit të lartë mbi rëndësinë e sigurisë bërthamore.

XS
SM
MD
LG