Lidhje

Senati dhe marrëveshja me Iranin


Senati i Shteteve të Bashkuara pritet të vazhdojë sot debatin mbi një projektligj, i cili do t’i jepte Kongresit mundësinë të shqyrtonte marrëveshjen e mundshme mes Iranit dhe grupit të gjashtë fuqive botërore.

Ligji duhet të miratohet me votim në Senat dhe më pas në Dhomën e Përfaqësuesve, para se t’i çohet për firmë Presidentit Barak Obama, i cili la lënë të kuptohet se do ta nëshkruajë atë.

Ligjvënësit duan të shqyrtojnë tekstin e marrëveshjes bërthamore, për t’u siguruar se ajo nuk do ta lejojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore. Po ashtu ata kërkojnë që Sekretari i Shtetit John Kerry të informojë Kongresin se si Shtetet e Bashkuara dhe agjencia bërthamore e OKB-së do të verifikonin që Irani nuk po e shkel marrëveshjen.

Ligji po ashtu bën thirrje që Presidenti Obama t’i raportojë Kongresit çdo gjashtë muaj lidhur me programin bërthamor të Iranit. Por ligji nuk kërkon që Kongresi ta miratojë zyrtarisht marrëveshjen përmes votimit.

XS
SM
MD
LG