Fushata presidencial e këtij viti shënon një tjetër moment të rëndësishëm sonte kur zëvendës presidenti Joe Biden dhe rivali i tij republikan, Paul Ryan, do të përballen në debat.
Debati televiziv do të zhvillohet në një kolegj të vogël në shtetin e Kentakit, dhe do të mbahet në një moment të favorshëm për kandidatin republikan për president Mitt Romney sipas sondazheve të opinionit publik, mbas paraqitjes së tij të mirë në debatin e javës së kaluar ndaj rivalit të tij, presidentit Barack Obama.
69 vjeçari Joe Biden shihet gjerësisht si një debatues me përvojë dhe me aftësi politike, bazuar në praninë e tij 36 vjeçare në Senat përpara se të zgjidhej zëvendës president në vitin 2009. Ai pritet që të ndihmoj fushatën pas paraqitjes së dobët të presidentit Obama javën e kaluar.
Pol Ryan, 42 vjeçar nga shteti i Wisconsinit, konsiderohet si një yll në ngjitje mes republikanëve konseravtorë për pikpamjet e tij për shkurtimin e defiçitit federal dhe riorganizimin e programit qeveritar për kujdesin shëndetësor të të moshuarve, Medicare. Por ai ka shumë më pak përvojë në arenën kombëtare se sa rivali i tij zoti Biden. Paul Ryan ka shërbyer si ligjvënës në kongres për 14 vjet.