Lidhje

Një bankë zviceriane marrëveshje me SHBA


Banka private zviceriane Julius Baer thotë se ka arritur një marrëveshje paraprake me autoritetet amerikane lidhur me akuzat se ajo ka ndihmuar klientët amerikanë të mashtrojnë me taksat.

Përmes një deklarate Banka njoftonte sot se ka caktuar një buxhet prej 547 milionë dollarësh për të mbuluar koston e marrëveshjes.

Propozimi i bankës Julius Baer është miratuar nga zyra e Porkurorit për Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Ende pritet miratimi përfundimtar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Banka thotë përmes dekleratës se “mbetet e angazhuar për bashkëpunim aktiv” me hetimet amerikane.

XS
SM
MD
LG