Lidhje

Kerry: SHBA, bisedime me Rusinë për Sirinë


Sekretari i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë përgatitura të angazhohen në bisedime ushtarake me Rusinë për çështjen e Sirisë.

Rusia tha më parë se do të shqyrtoj dërgimin e trupave për të luftuar në Siri, në se qeveria siriane e kërkon një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se çdo kërkesë do të disktutohet dhe vlerësohet.

Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve amerikane rreth shtimit ushtarak rus në Siri. Rusia ka dërguar tanke, këshilltarë ushtarakë, teknikë dhe roje sigurije, me sa duket për të krijuar një bazë ajrore pranë qytetit port të Latakias, një pikë e forte e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Në fillim të javës, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry paralajmëroi Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov rreth shtimit të përfshirjes së Rusisë në Siri. Zoti Kerry I tha homologut të tij se vazhdimi i mbështetjes së Rusisë për Asadin rrezikon shkallëzimin e konfliktit dhe minon synimin e përbashkët për të luftuar ekstremizmin.

Rusia, një aleate e vjetër e Assadit, thotë se fokusi i saj në Siri është mposhtja e grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG