Lidhje

Presidenti Trump në Arabinë Saudite


 President Donald Trump and Saudi Arabian King Salman bin Abdulaziz sign nearly $110 billion in agreements Saturday to bolster the military capabilities of Saudi Arabia, in Riyadh, Saudi Arabia, May 20, 2017.
President Donald Trump and Saudi Arabian King Salman bin Abdulaziz sign nearly $110 billion in agreements Saturday to bolster the military capabilities of Saudi Arabia, in Riyadh, Saudi Arabia, May 20, 2017.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe presidenti amerikan Donald Trump nënshkruan një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me vlerë prej 110 miliardë dollarësh sot për të shtuar aftësitë ushtarake të Arabisë Saudite.

Marrëveshja që hyn në fuqi menjëherë, ishte e para në një seri marrëveshjesh që të dyja vendet nënshkruan për të përmirësuar partneritetin ekonomik dhe ushtarak mes tyre, përfshi një marrëveshje të dytë me një vlerë deri në 350 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshme.

"Ishte një ditë e jashtëzakonshme”, tha presidenti Trump ndërsa u takua me princin e kurorës Muhammad bin Nayef në një hotel në Riad. "Punë, punë, punë, " tha presidenti në referencë të krijimit të mundësive për vende pune që ofrojnë marrëveshjet.

Shtëpia e Bardhë thanë një deklaratë më parë se marrëveshjet e mbrojtjes do të krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe do të mbështesin krijimin e “dhjetra mijëra” vendeve të reja të punës në industrinë e mbrotjes në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se marrëveshjet do të ndihmojnë të dyja vendet të zgjidhin në mënyrë më të efektshme kërcënimet e përbashkëta.

"Kjo paketë me pajisje dhe shërbime mbrojtje mbështet sigurinë afatgjatë të Arabisë Saudite dhe rajonin e Gjirit përball kërcënimit Iranian, ndërsa shton aftësinë e Mbretërisë për të kontribuar në operacionet kundër terrorizmit në rajon, duke pakësuar barren mbi ushtrinë amerikane në kryerjen e operacioneve”, thuhet në deklaratë.

E përfshirë në marrëveshje është një premtim me një vlerë prej 6 miliardë dollarësh për ndërtuar 150 helikopterë “Blackhawk” nga kompania Lockheed Martin në Arabinë Saudite që pritet të rezultojë në krijimin e 450 vendeve pune në Arabinë Saudite.

Më herët të shtunën, mbreti Salman i dha presidentit Trump urdhërin më të lartë civil të mbretërisë gjatë një takimi në Pallatin Mbretëror në kryeqytetin Riad.

Pasi presidenti Trump dhe të tjerë hynë në pallat nën shoqërinë e muzikës së gajdeve, mbreti Salman e dekoroi atë me Medaljen e Artë të Mbretit.

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar turneun e parë ndërkombëtar si president.

Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania Trump u përshëndetën në aeroport nga mbreti saudit Salman Bin Abdulaziz. Mbreti dhe çifti Trump ecën përgjatë tapetit të kuq në një terminal të aeroportit ku folën për disa minuta. Më pas çifti Trump së bashku me mbretin saudit u larguan nga aeroporti në një autokolonë duke u drejtuar për në qytet përgjatë një rruge të boshatisur.

Masat e rrepta të sigurisë ishin të dukshme në aeroport, përfshi automjetet ushtarake të armatosura.

Arabia Saudite është një destinacion i pashembullt për një udhëtim të parë jashtë vendit për një president amerikan. Por presidenti Trump po e bën Riadin ndalesën e tij të parë në udhëtimin e parë presidencial jashtë vendit.

Kjo është edhe më e habitshme pas retorikës së tij "Amerika e Parë" dhe deklaratave të fushatës që bënin thirrje për një "ndalim të myslimanëve", të mbështetur nga urdhrat e mëvonshëm ekzekutivë në përpjekjet për të kufizuar udhëtimin nga gjashtë vende me shumicë muslimane.

Arabia Saudite që ka lidhje të thella me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë dhe atë të mbrojtjes, nuk ishte mes vendeve nga ku ndaloheshin udhëtimet.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Riad, mbretëria ka ftuar dhjetra udhëheqës nga mbarë bota myslimane për t’u takuar me presidentin Trump.

Presidenti indonezian Joko Widodo konfirmoi të premten se do të marr pjesë në takim. Zëdhënësi i qeverisë indoneziane tha, “ne e shohim këtë si një takim të rëndësishëm, pasi është hera e pare që një takim mes një qeverie të re amerikane dhe vendeve myslimane adreson çështje që janë shqetësuese për të gjithë ne, veçanërish lidhur me luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG