Lidhje

SHBA i kërkon Rusisë të ulë tensionet në Ukrainën lindore


Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kiev sot. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Rusisë se duhet të marrë hapat e para për të zbutur dhunën në Ukrainën Lindore.

Zoti Tillerson foli në krah të Presidentit ukrainas, Petro Poroshenko pas një takimi që ata paten për të diskutuar mbi rrugët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën Lindore dhe mbështetjen për përpjekjet për reformat në vend.

“Përsa kohë që palët angazhohen për këto objektiva, kam besim se mund të shënojmë përparim", tha zoti Tillerson duke iu referuar marrëveshjeve të Minskut për armëpushim për të cilin, Moska dhe Kievi ranë dakord në vitin 2015.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG