Lidhje

SHBA, papunësia në nivelin më të ulët


Papunësia në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët që prej shtatë vjet e gjysmë në gusht, në nivelin 5.1 për qind, një shifër 0.2 për qind më e ulët sesa në korrik.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë gjithashtu se ekonomia amerikane pati një rritje neto prej 173 vendesh pune, që është një numër më i ulët nga ç’kishin parashikuar ekonomistët.

Njoftimi thotë se shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe ato financiare hapën më shumë vende pune, ndërsa industritë e minierave dhe prodhimit humbën vende.

XS
SM
MD
LG