Lidhje

SHBA - Venezuelë, shtohen tensionet për zgjedhjet


Qeveria e Venezuelës vazhdon t’i përmbahet planeve për të zgjedhur anëtarët e një Asambleje të Posaçme, megjithë kërcënimet për sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara. Sipas planit të presidentit Maduro, kjo asamble, votimi për të cilën pritet të zhvillohet në 30 korrik, do të miratojë një kushtetutë të re.

Dje, Ministri i Jashtëm i Venezuelës Samuel Moncadës tha se kërcënimi amerikan për sanksione është abuziv, shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe i papranueshëm.

Ai njoftoi se Venezuela do të rishqyrtojë mardhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kërcënimi amerikan për sanksione pason njoftimit e opozitës në Venezuelë për fillimin e asaj që e cilëson si "ofensiva përfundimtare" ndaj presidentit Nicolas Maduro, duke synuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.

Opozita ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme një ditore për nesër, me shpresën se presidenti Maduro do të heqë dorë nga planet e tij për të zgjedhur Asamblenë e Posaçme, e cila do të miratonte një kushtetutë të re.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG