Lidhje

Trump: Trupat ruse duhet të largohen nga Venezuela


Presidenti Trump thotë se trupat ruse duhet të largohen nga Venezuela, duke shtuar se “të gjitha opsionet mbeten të hapura” për ta realizuar këtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara po i referohej dy avionëve të forcave ajrore ruse, të cilët zbritën të shtunën pranë Karakasit me afro 100 trupa ruse në bord. Shtetet e Bashkuara besojnë se në radhët e këtyre trupave ka forca speciale dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

“Rusia duhet të largohet,” u shpreh presidenti gjatë një takimi me zonjën Fabiana Rosales, gruaja e udhëheqësit të opozitës venezueliane, Juan Guaido.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence e quajti dërgimin e trupave ruse në Venezuelë “një provokim të panevojshëm”.

Zoti Pence i bëri thirrje Rusisë të mbështesë opozitën dhe të bashkohet me vendet e tjera që e kanë deklaruar se regjimi i Presidentit Maduro nuk gëzon më legjitimitet.

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guiado, duke iu referuar kushtetutës së vendit, e shpalli jo-legjitime qeverisjen e zotit Maduro dhe mori vetë përgjegjësitë e presidentit në detyrë në fund të janarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG