Lidhje

SHBA planifikon ndërprerjen e vizave për tri vende afrikane


Shtetet e Bashkuara kanë në plan të ndalojnë lëshimin e vizave për qytetarët e katër vendeve, të cilët nuk pranojnë shtetas të tyre të deportuar.

Në listë përfshihen tre vende afrikane, Eritrea, Guinea dhe Sierra Leone si dhe Kamboxhia. Në një përpjekje për të përparuar me procesin e deportimeve Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dhënien e vizave dy herë gjatë administratës së mëparshme.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi javën e kaluar Departamentin e Shtetit për katër vendet që refuzojnë të pranojnë ose vonojnë në mënyrë të paarsyeshme pranimin e shtetasve që konsiderohen si të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit po bën një vlerësim të mënyrës se si do të zbatohet urdhri.

Në të shkuarën, vendimet për pezullim të vizave kanë patur në qendër diplomatë dhe qeveritarë. Në këtë rast, nuk dihet ende numri i personave që do të ndikohen nga vendimi për ndaluar lëshimin e vizave.

"Ne ndjekim një proces standard për të zbatuar pezullimin me efikasitet, për të arritur qëllimin e dëshiruar. Procesi përfshin diskutime të brendshme dhe vendet që preken njoftohen zyrtarisht", i tha “Zërit të Amerikës”, një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG