Lidhje

SHBA, gjendje emergjente në Xhorxhia


Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjendjen emergjente në shtetin jugor të Xhorxhias, që pritet të goditet nga një stuhi e rëndë akulli.

Presidenti Obama ka urdhëruar përdorimin e fondeve federale për të ndihmuar përpjekjet e shtetit të Xhorxhias në përballimin e stuhisë e cila kërcënon të mbulojë me shtresa akulli qytetet dhe autostradat. Stuhia pritet të shkaktojë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë dhe mund të lë pa energji mijëra banorë.

Parashikuesit e motit kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë dimërore për shtetin e Xhorxhias që do të zgjas deri të enjten pasdite. Shiu i madh dhe erërat e ftohta pritet ta godasin këtë rajon.
Stuhia që do të fillojë sot pritet të sjellë akull dhe borë nga Alabama deri në Virxhinia, ndërsa reshjet e mëdha të borës nesër pritet të përfshijnë brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG