Lidhje

SHBA: evakuime nga zjarret


Më tepër se 9 mijë zjarrfikësa po përpiqen për të vënë nën kontroll 21 zjarre në Kaliforni, të cilat i kanë detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke.

Zjarri më i madh “The Rocky Fire” ka përfshirë 263 kilometra katrore, duke u shtrirë në Colusa, dhe në distriktet Lake dhe Yolo, në veri të San Franciscos.

Zjarret e paparishukueshme shpërthyen shtatë ditë më parë dhe kanë djegur 50 ndërtesa, mes tyre 24 shtëpi. Zjarret po ashtu kanë detyruar 13 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 3 mijë e 100 zjarrfikësa, janë dërguar në vendin e ngjarjes, shumica e tyre të ardhur nga shtete të tjera amerikane.

XS
SM
MD
LG