Lidhje

DASH mirëpret krijimin e Gjykatës së Posaçme


Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë dhe parlamentit të Kosovës për krijimin e Gjykatës së Posaçme, e cila mund të ngrejë akuza dhe gjykojë rastet që do të rezultojnë në bazë të provave të grupit të posaçëm hetimor, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Mark Toner.

Me miratimin e saj, shprehet më tej Departamenti i Shtetit, Kosova përmbushi detyrimin për ta bërë Gjykatën e Posaçme një realitet. Ngritja e Gjykatës, nuk ishte e lehtë, por e domosdoshme, që Kosova të përparonte drejt integrimit Euro-Atlantik.

XS
SM
MD
LG