Lidhje

Kerry: Kemi një marrëdhënie më të ngushtë me Izraelin


Dy ditë para një fjalimi të debatueshëm në Uashington nga kryeministri izraelit, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry për përpiqet të zbusë marrëdhëniet mes dy vendeve në një klimë të tensionuar politike.

“Kryeministri i Izraelit sigurisht që është i mirëpritur të flasë në Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi një marrëdhënie më të ngushtë me Izraelin aktualisht përsa i takon sigurisë, sesa kurrë më parë në histori”, i tha zoti Kerry televizionit ABC.

Para se të nisej nga Uashingtoni sot, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai ishte në një “mision historik” në përpjekje për të mos lejuar një marrëveshje bërthamore me Iranin. Ai pritet të flasë para ligjvënësve amerikanë në Uashington të martën.

Zoti Netanyahu e befasoi Uashingtonin kur njoftoi se do të vizitonte Shtetet e Bashkuara me ftesë të Kreut të republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, duke shkekur protokollin historik për koordinim me Shtëpinë e Bardhë për vizita të tilla. Disa ligjvënës demokratë kanë në plan ta bojkotojnë fjalimin e zotit Netanyahu të martën.

XS
SM
MD
LG