Lidhje

Tre fitues të paidentifikuar të llotarisë


Tre bileta në 3 shtete amerikane janë fituese të llotarisë Powerball prej 1,6 miliardë dollarësh.

Një zëdhënës i llotarisë për Kaliforninë, Alex Traverso, tha se një biletë fituese ishte blerë në Chino Hills, një periferi modeste e Los Angelesit. Bileta fituese ishin shitur edhe në Munford të shtetit Tennessee dhe Melbourne Beach, të Floridës. Askush nga fituesit nuk është paraqitur ende për të tërhequr shumën.

Shanset për të fituar llotarinë ishin 1 në 292.2 milion.

Fituesit e ndajnë shumën barabar mes tyre. Ata mund t’i tërheqin paratë menjëherë kundrejt një takse të madhe, ose në formën e një pagese vjetore që zgjat 29 vjet dhe taksohet sa herë që tërhiqet.

XS
SM
MD
LG