Lidhje

Obama takohet me drejtuesit e kompanive të teknologjisë


Presidenti Barack Obama u takua me drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë, duke përfshirë kompanitë Apple dhe Google, një ditë pasi një gjykatës vendosi se grumbullimi sekret i tabulateve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka shumë ngjarë të jetë jokushtetues.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney të martën tha se presidenti dhe zëvendëspresidenti diskutuan mbi sigurinë kombëtare dhe ndikimin ekonomik të publikimit të paautorizuar të informacioneve sekrete të qeverisë. Nuk ishte e qartë nëse vendimi i fundit i gjykatës mbi këtë çështje ishte temë e diskutimit në këtë takim.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti dëgjoi shqetësimet dhe rekomandimet e këtyre kompanive, duke ritheksuar besimin e tij në një internet të hapur dhe të lirë.

Shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë i kanë kërkuar presidentit të kufizojë programet e survejimit pasi ata mësuan mbi shkallën e informacionit që qeveria mbledh nëpërmjet sistemeve të tyre. Disa kompani kanë njoftuar teknologji më të sofistikuar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve nga piratët dhe programet qeveritare
XS
SM
MD
LG