Lidhje

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar


Shtetet e Bashkuara thotë se e drejta për lirinë fetare globale u sfidua gjatë vitit të kaluar, me qeveritë që shpesh krijuan një "klimë intolerance" që çoi në urrejtje dhe dhunë.

Në një raport vjetor, Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë në të gjithë botën shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre. Në raport thuhet se shpesh është zbatimi i pabarabartë i ligjeve për lirinë fetare duke futur kufizimeve të reja.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se liria fetare është “e drejta bazë e çdo qënieje njerëzore” por që shpesh kufizohet.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se liria fetare në mbarë botën është shqetësim i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG